Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM shpërndan lajme të rreme, për ato s’është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar për mediat, LSDM thotë se “OBRM-PDUKM dhe mediat e saja, që prodhojnë lajme të rreme, gënjejnë opinionin dhe keqpërdorin situatën me virusin corona”.

“OBRM-PDUKM po përpiqet të manipulojë dhe gënjejë opinionin dhe përsëri dëshmon se s’ka kapacitet, as që din të punojë në interes të qytetarëve. E vetmja gjë që din OBRM-PDUKM është që të punojë në dëm të qytetarëve, dhe në interes të funksionarëve të kësaj partie”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM shtojnë se për OBRM-PDUKM-në nuk i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve e as mbrojtja e tyre dhe se këtë e dëshmoi gjatë 11 viteve regjim, kur sistemi shëndetësor u shkatërrua.

“Lajmet e rreme se drejtorja me simptoma ka qenë në mbledhje partiake dhe koordinime, dhe gënjeshtra më e madhe është se ka qenë në dasmë te sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski”, thonë nga LSDM.

Ata bëjnë apel qytetarëve të mos besojnë lajmet e rreme dhe të informohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministri Filipçe, i cili vazhdimisht njofton për gjendjen e coronavirusit.

“Institucionet po bëjnë gjithçka dhe janë të gatshme të menaxhojnë me rrezikshmërinë e shpërndarjes së virusit”, shprehen nga partia në pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version