Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM qëndron pas të gjitha vendimeve të Kasamit në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe Këshilli Komunal i OBRM-PDUKM-së nga Tetova po bashkëpunojnë shumë mirë, por jo në interes të qytetarëve dhe në zgjidhjen e sfidave në komunë, por për interesa partiake, akuzojnë nga LSDM.

“Dëshmi për bashkëpunimin e ngushtë dhe pëlqimin e ndërsjellë të të gjitha vendimeve në Tetovë mes kryetarit Kasami dhe OBRM-PDUKM-së, janë pothuajse gjysma e pozitave drejtoreshë dhe drejtuese në Komunën e Tetovës, të cilat i kryejnë kuadri i Hristijan Mickoskit, përfshirë sekretarin e komunës funksioni i dytë më i rëndësishëm komunal”, shtojnë nga atje.

Sipas LSDM-së, qëllimi i tyre është nxitja e nacionalizmit dhe përçarjeve fetare mes qytetarëve.

“Këto janë politika destruktive të OBRM-PDUKM-së që përçajnë popullin dhe e tërheqin vendin prapa. OBRM-PDUKM qëndron pas të gjitha vendimeve të dëmshme të Kasamit në Tetovë”, thuhet në kumtesën e stme të LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version