Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM me politikat e saja të këqija ka dëmtuar Fondin pensional

Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetit të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev në lidhje me pohimet se pushteti ka goditur pensionistët dhe kategoritë tjera më të dobëta në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga reagimin e LSDM-së thuhet se pikërisht OBRM-PDUKM ka shfuqizuar pajtueshmërinë ligjore të pensioneve, ka manipuluar me pensionet dhe tani bëhet sikur kujdeset për pensionistët.

“OBRM-PDUKM me politikat e saja të këqija dhe kriminale pas vetes ka lënë një deficit të madh në Fondin pensional dhe drejtpërsëdrejti ka dëmtuar pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lexo po ashtu Gjorçev: Pushteti po godet kategoritë më të dobëta të qytetarëve

Nga LSDM sqarojnë se nga kjo papërgjegjshmëri, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, ka siguruar paga të rregullta për pensionistët, stabilitet dhe ka rritur pagat e pensioneve. Nga atje shtojnë se nëse në vitin 2016 pensionet mesatare kanë qenë 13.754 denarë, në vitin 2018 mesatarja e pensioneve ka arritur në 14.421 denarë./Telegrafi/