Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM po pengon shlyerjen e kamatave dhe borxheve

OBRM-PDUKM vazhdon të bllokojë të gjitha projektet dhe të gjitha zgjidhjet ligjore që janë në interes të qytetarëve, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deputetët e kësaj partie janë qartë kundër shlyerjes së kamatave dhe borxhit që kanë qytetarët.

Sot, kryetarja e Komisionit për Financa dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska, pa asnjë sqarim, ndërpreu seancën në të cilën duhej të diskutonim propozim ligjet për shlyerjet e interesave dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të individëve dhe ndërmarrjeve publike.

Këto zgjidhje ligjore do t’i ndihmojnë qytetarët që të lirohen nga borxhet dhe interesin e tyre për ato borxhe dhe t’u mundësojnë atyre të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës./Telegrafi/