Nga partia LSDM thonë se janë të kota përpjekje të OBRM-PDUKM-së që fshehin paaftësinë e kuadrit të saj në qeverinë teknike me shpifje të reja.
“LSDM është bartës i konceptit ‘Një shoqëri për të gjithë’ të cilët janë kundër çdo diskriminimi mbi çdo bashkësie ose individi.
Ndarja e qytetarëve, gjuha e urrejtjes, diskriminimi, konviktet etnike, ato janë pamje të OBRM-PDUKM-së dhe janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me doktrinat politike të kësaj partie të pareformuar në të cilën asgjë nuk ka ndryshuar”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se në programin e ofertës politike të OBRM-PDUKM-së vazhdon të funksionojë shpërndarja e lajmeve të rrejshme./Telegrafi/