Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM përgatit skenar të ri sikur ai i 27 prillit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kanë dyshime se OBRM-PDUKM-ja përgatit skenar të ri sikur ai i 27 prillit 2017.

Sipas deputetit të LSDM-së Kostadin Kostadinov, këto dyshime bazohen në paralajmërimet e Mickoskit për formim të disa grupeve parlamentare, si dhe pjesëmarrja e tyre në protestat për mbrojtjen e të dënuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill.

“Paralajmërimi për formim të disa grupeve të deputetëve në Kuvend është njoftim për diçka të ngjashme sikur 27 prilli 2017. Sidomos pas pjesëmarrjes së OBRM-PDUKM-së në protestat për mbrojtje të të dënuarve për dhunën e 27 prillit”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM-ja nuk ka dalë nga thelbi i regjimit që e ka vendosur Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version