Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM për 11 vite bënte dhe mbulonte krime

Partia maqedonase në pushtet nëpërmjet një njoftimi thotë se për gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së nuk kishte raste kundër regjimit.

Nga kjo parti thonë se tashmë shteti ndërtoi institucione dhe krijoji sistem që lufton krimin dhe korrupsionin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët janë të lodhur nga ikja e proceseve për vendosje të shtetit të së drejtës dhe ikjes nga përgjegjësia para ligjeve”, thonë nga LSDM.

Në vend të konferencave për shtyp, thonë nga LSDM, OBRM-PDUKM dhe Mickoski duhet të angazhohen për sundim të së drejtës dhe ndërtim të institucioneve të pavarura, të fuqishme që luftojnë krimin dhe korrupsionin./Telegrafi/