Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk do të mund t’ia arrij qëllimit që nëpërmjet ngritjes së padive penale ta ndaloj përparimin e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Janë të kota përpjekjet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së që nëpërmjet padive penale të pa baza ta bllokon përparimin e vendit.
Mickoski dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së nuk ia kanë arritur që ta bllokojnë integrimin në NATO dhe BE, ndërsa nuk do t’ia arrijnë që nëpërmjet padive penale të pabaza të bllokojnë ndërtimin e konceptit për një shoqëri e cila ka marrë mbështetje të madhe nga shumica e qytetarëve”, deklarojnë nga LSDM.
Nga atje thonë se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit është vetëm për shkak të shkeljes së shëmtuar të Kushtetutës nga Gjorgje Ivanov i cili është i detyruar të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit nëse ajo miratohet për herë të dytë me shumicën e kërkuar në Kuvend./Telegrafi/