Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM nuk votoi për vazhdimin e pagesës për shujtë studentore

Nga LSDM përmes një kumtese theksojnë se deputetët e shumicës sot në Kuvend votuan ndryshimet e Ligjit për shujtë të subvencionuar për studentët.

Ata theksojnë se ky votim vjen pas marrëveshjes së arritur me përfaqësuesit e studentëve dhe parasheh shujtja e subvencionuar të vazhdojë sipas kritereve të vjetra deri më 15.03.2023.

“OBRM-PDUKM nuk votoi për shujtë studentore. OBRM-PDUKM është kundër interesave të studentëve. Ajo është partia që rrihte dhe keqpërdorte studentët për qëllime partiake. Për dallim nga ata, LSDM e dëgjon zërin e studentëve dhe punon në përmirësimin e standardit studentor përmes dialogut”, theksojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se kuvendet studentore u përfshinë në grupe punuese të cilët do të krijojnë zgjidhje sistematike për shujtë të subvencionuar studentore me qëllim të krijimit të Planit aksional për përmirësimin e kushteve studentore./Telegrafi/

Exit mobile version