Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM nuk mund të rehatohet nga sukseset tona ekonomike

Udhëheqja e OBRM-PDUKM-së me dëshpërim po shpërndan lajme të rrejshme të ricikluara, shitja e EDS është e ligjshme dhe transparente, reagojnë nga LSDM.

“Duke mos qenë në gjendje të arrijë në kushtet e politikave të suksesshme ekonomike të qeverisë së LSDM-së, udhëheqja e OBRM-PDUKM-së po përhap lajme të rrejshme të ricikluar. Më kot. Shitjet e kompanisë EDS, e cila për vite vepron me sukses në 9 shtete është e ligjshme dhe transparente, ndërsa publiku është informuar për shumën e saktë për të cilat kompania është shitur.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja do të vazhdojnë të zbatojnë masat e caktuara që ofrojnë më shumë investime, paga më të larta, vende të reja pune dhe forcimin e rritjes ekonomike”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version