Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM nuk mund të pajohet me suksesin e vendit, himni i Maqedonisë është i pranuar nga të gjithë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk mund të pranojë sukseset që ka arritur Maqedonia.

“Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohen me atë që për herë të parë orkestra greke këndoi himnin e Maqedonisë. Për OBRM-PDUKM-në është e papranueshme që himni është i pranuar nga e gjithë bota, me çka shteti dhe ushtria respektohet nga e gjithë bota demokratike”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se OBRM-PDUKM imagjinon raste, madje edhe kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska pranoi dhe konfirmoi se himni i Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas me marrëveshja e Prespës është e njohur dhe konfirmuar përgjithmonë.

Nga OBRM-PDUKM më herët akuzuan LSDM se akuzuan se në orkestrën filarmonike të Maqedonisë, ku koncert mbajtën orkestrat e ushtrive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Sllovenisë, Greqisë dhe Maqedonisë, përsëri munguan simbolet shtetërore. Uniformat e paradës së Maqedonisë nuk e kishin emrin shtetëror Maqedoni.

Exit mobile version