Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM ende nuk kanë qëndrim të qartë për referendumin, nuk kanë qëndrim të qartë për çështjet më të rëndësishme të shtetit, deklarojnë sot nga partia në pushtet LSDM.
Sipas LSDM-së “edhe pse OBRM-PDUKM një dekadë fliste për referendum dhe të drejtën që qytetarët ta zgjedhin rrugën e duhur të vendit, tani kur referendumi është qartësuar, ato nuk kanë qëndrim të qartë”.
Nga atje thonë se është koha që Mickoski të tregoj se për çar është. Nëse është për të ardhmen e vendit në NATO dhe BE duhet t’i thërras anëtarët e OBRM-PDUKM-së që të dalin në referendum dhe ta zgjedhin të ardhmen.
“Më 30 shtator, qytetarët, lirshëm dhe me dinjitet do të japin mbështetje për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, nëpërmjet pranimit të marrëveshjes me Greqinë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/