Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM nuk ka as program as ofertë të mirë për qytetarët

Nga partia në pushtet LSDM, kanë akuazuar liderin e OBRM-PDUKM-së për politikat e tij antiperëndimore dhe se kërkon amnisti për Nikolla Gruevskin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithçka që bën Mickoski dhe udhëheqësia antiperëndimore e OBRM-PDUKM-së është në fushën e amnistisë të Gruevskit dhe bllokimit e ardhmërisë së vendit në NATO dhe BE”, thuhet në deklaratë.

Nga LSDM gjithashtu akuzojnë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk kanë asnjë program, nuk kanë ndonjë ofertë të mirë çka mund t’ju sjell diçka të mirë qytetarëve dhe shtetit.

Nga atje shtojnë se Mickoski nuk është ndonjë faktor serioz as në skenën politike të Maqedonisë as në botën demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version