Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM nuk dëshiron Ligj për PP, angazhohet për amnisti

Nga partia në pushtet LSDM thonë se është e qartë se Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk dëshirojnë miratimin e Ligjit për Prokurori Publike e cila ka për qëllim që të forcojë kapacitetet e shtetit të së drejtës.

“Miratimi i këtij ligji është në interes të së drejtës, të ardhmes së vendit tonë dhe ndihmon në arritjet e qëllimeve strategjike, fillimin e bisedimeve me BE-në.

Nëse Mickoski dhe OBRM-PDUKM me të vërtet angazhohen për të ardhmen evropiane të vendit duhet të tregojnë se nuk dëshirojnë me qëllim të pengojnë zgjidhje ligjore”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se me Ligjin për Prokurorinë Publike mundësohet që lëndët e PSP-së, por edhe të gjitha rastet e tjera të kenë përfundim profesional dhe objektiv, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kthejmë besimin e qytetarëve./Telegrafi/