LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj deklaratave të Nevenka Samenovskës nga radhët e OBRM-PDUKM-së, e cila tha se vizioni i vetëm i LSDM-së është të krijojë gjyqësor të shtypur nga politika.
Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja në mënyrë dëshpruese tenton të ushtrojë ndikim mbi gjyqësinë dhe në opinion plason informacione të rrejshme rreth gjyqësorit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nga frika e përballjes me përgjegjësinë me atë që ju kanë bërë qytetarëve dhe shtetit, OBRM-PDUKM përmes konferencave të zbrazëta dhe të konsumuara çdo ditë në mënyrë dëshpruese tenton të bëjë presion mbi gjyqësinë dhe të ndalojë sundimin e së drejtës. Përfundoi koha kur OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevski përmes gjyqësisë dhe gjykatësve “Svarovski” nga “tefteri” i Gordana Jankullovskës kanë montuar raste, kanë ushtruar presion dhe kanë qërua hesapet me çdo njeri që ka menduar ndryshe. Ka përfunduar koha kur vendimet e gjyqësisë jan porositur dhe shkruar në selinë e OBRM-PDUKM- së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Ata gjithashtu shtojnë se Reformat në gjyqësi të shkruara në planin reformues "3-6- 9" të cilat janë në përputhshmëri m praktikat e njohura europiane, sigurojnë gjyqësi profesionale dhe të pavarur, të çliruara nga çdo llo presioni dhe ndikimi partiak./Telegrafi/