Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM mbron krimin, ndërsa LSDM siguron të ardhmen e Maqedonisë

OBRM-PDUKM ndryshon pikëpamjet e saj dhe vazhdon të përhapë lajme të rreme duke dëmtuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve, reagojnë nga LSDM ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM siguron një të ardhme, ndërsa OBRM-PDUKM e mbron krimin.

Marrëveshja përfundimtare e arritur mbi kontestin 25-vjeçare siguron interesa të larta kombëtare dhe shtetërore, hap dyert për anëtarësimin në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Në vend që nga Zaev, qytetarët informohen nga mediat e huaja për referendumin

Nga LSDM shtojnë se kanë siguruar përgjithmonë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Ne jemi maqedonas, gjuha dhe identiteti jonë është maqedonase dhe këtë e kemi zgjidhur njëherë e përgjithmonë, Këto janë arritje historike të maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Nga atje thonë se përderisa OBRM-PDUKM mbron krimin, LSDM siguron të ardhmen evropiane të Maqedonisë. /Telegrafi/