Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM kot kërkojnë justifikime për humbjen, zgjedhjet ishin korrekte dhe të lira

Janë të kota përpjekjet e OBRM-PDUKM-së që përmes lajmeve të rrejshme, ngjarjeve dhe manipulimeve të trilluara të gjejnë justifikim për humbjen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet lokale ishin të drejta, të lira dhe demokratike, qytetarët votuan lirshëm dhe pa presione për t’i rrumbullaksuar ndryshimet në nivel lokal”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në vend që të kërkojë justifikim për humbjen, OBRM-PDUKM-ja duhet ta rishqyrtojë vendimin për mosnjohjen e zgjedhjeve, ta pranojë humbjen dhe të fillojë të punojë në mënyrë konstruktive në interes të shtetit dhe qytetarëve./Telegrafi/