Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM ka pasur 10 vite të ndërtojë rrugë bashkëkohore

LSDM-ja në reagimin ndaj paralajmërimit të sotëm të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski për ndërtimin dhe përtëritjen e rrugëve të reja njofton se OBRM-PDUKM-ja ka pasur dhjetë vite të ndërtojnë autostrada bashkëkohore dhe se qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do ta përparojë infrastrukturën rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në dy vitet e para nga mandati, qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do të investojë 600 milionë euro për ndërtimin e rrugëve. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore është një nga prioritetet kryesore në Planin për jetë në MAqedoni dhe një nga shkaqet pse shumica e madhe e qytetarëve ka zgjedhur ndryshime”, thuhet në reagim, njofton AIM.

Sipas LSDM-së, nëse OBRM-PDUKM-së me të vërtetë janë kujdesur për qytetarët, kanë pasur dhjetë vite në disponim që të ndërtojnë autostrada bashkëkohore. /Telegrafi/