Përmes një kumtese të lëshuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë “Sot kur marrëveshja është arritur, kurse mbajtja e referendumit ende nuk dihet se kur do të mbahet, OBRM-PDUKM-ja i ndryshon qëndrimet dhe qëndrimi i tyre nuk dihet”.
“Kjo veprimtari e OBRM-PDUKM-së është e papërgjegjshme, anti-shtetërore dhe në kundërshtim me interesat e shtetit dhe të qytetarëve.
OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrim, nuk ka ndërtuar politika për të vepruar, tjetër gjë flet tjertër gje vepron.
Për dallim nga OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski, LSDM-ja dhe Kryetari i saj Zoran Zaev kanë ndërtuar politika, qëndrime dhe mendime që publikisht fliten para qytetarëve, siç i ngjan secilit politika përgjegjës.
Kjo ka të bëjë me mendimet dhe mundësitë e hapura për formulimin e pyetjes së referendumit, që do të jetë e përbërë që më shumë të përfshihen qytetarët”, thonë nga LSDM-ja.
Ata shtojnë se “OBRM-PDUKM-ja e ndalon të ardhmen e Maqedonisë.
Në vend se të shpërndaje të pavërteta dhe lajme të reme për marrëveshjen e arritur që e mbron identitetin maqedonas dhe siguron të ardhmen e Maqedonisë, OBRM-PDUKM-ja të dalë dhe t’i thërasë anëtarët në referendum”.
Në fund ata deklarojnë se “Vullneti i qytetarëve e shprehur është përfundimtare dhe obligove”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/