Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja të tregon përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja reagon ndaj vendimit të OBRM-PDUKM-së për kthimin në Kuvend, që sipas tyre do të ndodhë kur të krijohen kushte.

LSDM-ja kërkon nga partia e Mickoskit që të tregon përgjegjësi para qytetarëve dhe në mënyrë aktive të kyçet në proceset e reformave.

Sipas tyre, “të pabazuara janë arsyet se nuk ka kushte për funksionim demokratik të Kuvendit. Me ndryshimet pas zgjedhjes së Qeverisë së re demokratike, implementimin e reformave dhe politikave reja, kanë filluar proceset që Kuvendi të jetë shtëpi e vërtetë e demokracisë dhe të punon eksluzivisht në interes të qytetarëve.

Në këto procese demokratike, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së duhet të jep kontribut, dhe jo të bllokon.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe opinioni i përgjithshëm nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së presin që përfundimisht të largohen nga politikat e ndarjeve, bllokadave dhe estruktivitetit dhe të marrin pjesë aktive në implementimin e reformave.

OBRM-PDUKM-ja duhet të tregon përgjegjësi para interesave të qytetarëve dhe shtetit, si dhe të sillet me konstruktivitet duket u kyçur në proceset e reformave që sigurojnë rritje ekonomike, standard më të lartë jete, demokraci, qeverisje të së drejtës, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe integrim të plotësishëm të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, që njëkohësisht është interesi kryesor shtetëror dhe nacional.

Koha e re e bashkëpunimit, bashkimit, miqësisë dhe përparimit i hap mundësitë për zhvillim në Maqedoni si një shoqëri demokratike në të cilën të gjithë qytetarët do të jenë të njëjtë para ligjit dhe obligimeve.”/Telegrafi/