Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja të jep përkrahje për Maqedoni evropiane

 

Ka reaguar partia maqedonase në pushtet LSDM duke thënë se “marrëveshja e garanton identitetin maqedonas, ndërsa OBRM-PDUKM-ja të jep përkrahje për Maqedoni evropiane”.

“Për interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit, OBRM-PDUKM-ja duhet të ndalojë me lajmet e rreme dhe të përfshihet në proceset që sigurojnë anëtarësim të Maqedonisë në NATO deh BE”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se është e saktë se marrëveshja e arritur me Greqinë e kërcënon identitetin maqedonas por përkundrazi, me marrëveshjen e identiteti maqedonas është përforcuar dhe mbrojtur një herë e përgjithmonë dhe askush nuk mund ta mohojë apo kundërshtojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së neni 7 i marrëveshjes identiteti maqedonas i pasqyron territorin, gjuhë, popullin, të gjitha atributet, kulturë dhe trashëgimi.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO është mbi të gjitha partitë politike, ndërsa sigurimi i identitetit maqedonas është mbi polemikat ndërpartiake e politike ditore”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja duhet të shfaq përgjegjësi dhe ta shfrytëzojë momentin dhe të ndalojë me akuzat dhe manipulime.

Sipas LSDM-së, është koha kur OBRM-PDUKM-ja duhet të jep përkrahje për integrimet në BE dhe NATО dhe të thërras anëtarët e saj të përfshihen, të dalin në referendum për Maqedoni Evropiane./Telegrafi/