Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja shpik dhe shpërndan gënjeshtra

Ka reaguar LSDM-ja ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase duke thënë se “Histeria e ditëpërditshme e shpërndarjes së lajmeve të rreme nga ana e OBRM-PDUKM-së lidhur me përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s tregon shumë”.

“E gjithë Maqedonia u gëzua dhe doli të festojë për lajmin e mirë, ftesa për anëtarësim në NATO, vetëm OBRM-PDUKM-ja nuk u gëzua” thonë nga LSDM-ja duke shtuar se vazhdimisht gjatë kësaj periudhe OBRM-PDUKM-ja shpërndan gënjeshtra, lajme të rreme që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte janë lidhur më përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO.

LSDM-ja pyet OBRM-PDUKM-në a është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së janë demantuar. Qeveria shpalli raport të plotë për festën “Shkojmë përpara – Maqedonia në NATO dhe BE” dhe publiku i di gjithë detajet rreth harxhimeve, që janë realizuar në procedurë transparente dhe ligjore”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja kriminale mund të mësojë se si punohet në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse./Telegrafi/