Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja po mashtron opinionin për marrëveshjen me Greqinë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reguar ndaj OBRM-PDUK-së sa i përket marrëveshjes për emrin me Greqinë. Nga LSDM thonë se partia opozitare nuk ka mënyrë tjetër të sjelljes, por vetëm shpërndarja e lajmeve të rrejshme.

Nga LSDM thonë se që nga publikimi i marrëveshjes, OBRM-PDUKM ka tentuar ta gënjejë opinionin dhe ta nënvlerësojë inteligjencën e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në interes të qytetarëve dhe shtetit, OBRM-PDUKM duhet të ndalë lajmet e rreme dhe të angazhohet në procesin që ofron një zgjidhje për mosmarrëveshjen 25-vjeçare, e cila forcon dhe ruan identitetin maqedonas, unitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. OBRM-PDUKM nuk duhet të pengojë të ardhmen e Maqedonisë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Zaev u tërhoq nga gjithçka që ishte maqedonase