Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja plason lajme të rreme, në shëndetësi punohet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme

Reagon Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja plason lajme të rreme që ta mbulojë sjelljen shkatërruese për çështjet kryesore për të ardhmen, në shëndetësi punohet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme”.

“Lajmet e rreme të cilat OBRM-PDUKM-ja i plason secilën ditë në opinion nuk kanë asnjë lidhje me realitetin me përpjekje kjo partia të mbulojë sjelljen shkatërruese ndaj shtetit për çështjet strategjike kryesore”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së është e kaluar.

Sipas LSDM-së Maqedonia tash lëviz në drejtim të përgjegjësisë, transparencës dhe respektim të ligjeve dhe procedurave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shëndetësia 11 vite ishte në gju për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së, partia politike e cila 1 vite i shkeli të drejtat e pacientëve dhe e nënçmonte punën e mjekëve”, reagojnë nga Lidhja Social Demokrate.

Ata shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja filloi proces të rehabilitimit të sistemit të shëndetësisë për së cilit zhvillohet mbrojtja shëndetësore, të drejtat e pacientëve dhe statusi i personelit mjekësor.

“Faktet flasin se Ministri i Shëndetësisë nuk ka as mandat as lidhje me këto furnizime publike tek institucionet publike, gjegjësisht procedurat që janë plotësisht të decentralizuara”, thonë nga LSDM-ja duke cekur se furnizimet publike të ilaçeve dhe mjeteve mjekësore për nevojat e institucioneve shëndetësore zbatohet në pajtim me nevojë për secilin institucion ndaras.

Në fund LSDM-ja thotë se OBRM-PDUKM-ja mund të mësojë se si punohet në mënyrë transparente, në mënyrë të përgjegjshme dhe se si ndëgjohet zëri i qytetarëve./Telegrafi/