Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja partia e parë në Evropë që kryetarin e nderit e ka kriminel në ikje

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se OBRM-PDUKM-ja është partia e parë në Evropë që kryetarin e nderit e ka kriminel në arrati.

Nga kjo parti kërkojnë që Hristijan Mickoski të përgjigjet para qytetarëve për vizitat e tij në Beograd dhe Budapest para arratisjes së Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me kë është takuar dhe çfarë ka bërë? Këto vizita a kanë pasur lidhje me ikjen e Gruevskit? Mbrojtja e kriminelit dhe ikja nga këto çështje, forcojnë dyshimet”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se përmes hetimeve transparente për ikjen e Gruevskit, gjithë bashkëpunëtorët duhet të kapen dhe dënohen./Telegrafi/