Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me funksionimin profesional të institucioneve

Nëpërmjet një kumtese reagon partia maqedonase në pushtet, LSDM ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të OBMR-PDUKM-së, Naum Stoillkovskit duke thënë se “kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk mund të pajtohet funksionimin profesional të institucioneve dhe reformave për administratë profesionale të pavarur.

“Kryesia anti-popullore e OBRM-PDUKM-së nuk mund të pajtohet me funksionimin profesional të institucioneve. Pikërisht OBRM-PDUKM-ja 11 vite të plota ndaj institucioneve silleshin sikur të jenë kompani të tyre private ku punësohet vetëm anëtarë partiak dhe mbështetës të OBRM-PDUKM-së”, kumtojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, përmes partizimit dhe presioneve ndaj të punësuarve në administratë, OBRM-PDUKM-ja krijoji institucione të partizuara ku qytetarët nuk arritën të marrin shërbime profesionale.

Lexo po ashtu Stoillkovski: Punësimi i nënave të anëtarëve, vlerë e re evropiane (Video)

“Raport i tillë ndaj institucioneve dhe qytetarëve, si dhe partizimi masovik i administratës mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë. Përmes procesit të sapo filluar të reformave, institucionet profesionalizohen dhe punojnë në mënyrë të pavarur në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM duke shtuar se për të gjithë qytetarët vlejnë rregulla të njëjta për punësim dhe se me reformat, institucionet shtetërore dhe administrata publike punojnë lirshëm në mënyrë të pavarur./Telegrafi/

Exit mobile version