Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore

Nëpërmjet një kumtese, LSDM-ja tha se “OBRM-PDUKM-ja nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore, LSDM-ja dhe qytetarët sigurojnë të ardhme dhe anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE”.

“Përveç që janë të përkushtuar në kërkesën për amnisti për kriminalitetin e partisë dhe ish kryesisë, OBRM-PDUKM-ja nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore të interesave kombëtare për qytetarët dhe për Maqedoninë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se tash kur Maqedonia ka mundësi historike për zhvillim, anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të përforcuar, vetëm Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja ende nuk kanë dhënë sqarim rreth referendumit, dhe ende nuk deklarohen se për çka janë.

Sipas LSDM-së, Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja duhet të dalin para qytetarëve dhe të deklarohen se për çka janë, a janë për të ardhme apo janë për kthimin në të kaluarën e zezë të kriminalitetit dhe izolimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja bashkërisht me subjektet politike dhe forcat progresive që janë në anën e së ardhmes, në anën e NATO-s dhe BE-së, do të mundësojë që vullneti i qytetarëve të jetë plotësisht i respektuar dhe i realizuar” thunë nga LSDM-ja duke shtuar se në referendumin e 30 shtatorit, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen e ndritshme, do të zgjedhin anëtarësimin në NATO dhe BE./Telegrafi/

Exit mobile version