Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Mickoski hesht dhe nuk i fton deputetët e partisë së tij për të cilët ka procedura gjyqësore të japin dorëheqje.
“Mickoski në oborrin e bardhë pret urdhër nga shefi i tij, ndërsa në grupin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së ka deputetë ndaj të cilëve ka procedura gjyqësore për vepra të rënda penale”.
“Ilija Dimovski, Trajko Veljanoski dhe Antonio Milloshoski, nuk japin dorëheqje dhe kjo flet shumë për OBRM-PDUKM-në. Asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nuk ka besueshmëri derisa në radhët e tyre ka deputetë të cilat dyshohen për vepra të rënda penale./Telegrafi/