Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja njihet për gjuhën e urrejtjes!

LSDM-ja e pozitës prej ku edhe vjen drejtori i Akademisë për rini dhe sport, Darko Kaevsi ka reaguar në lidhje me deklaratën e OBRM-PDUKM-së rreth ofendimeve seksiste dhe albanofobe në poezitë e librit të financuar nga ky institucion për rini dhe sport, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më herët, OBRM-PDUKM-ja për këtë rast tha ”Kërkojmë përgjegjësi nga Kaevski rreth publikimit të këtyre poezive. Pse nuk ka rishikuar tekstin e poezive kur emri i tij qëndron si redaktor përgjegjës. Pse nuk i ka dënuar autorët dhe pse nuk i ka larguar poezitë? Kërkimfalja e tij nuk e arsyeton gabimin me ofendime seksiste dhe albanofobike”

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Kërkimfalja e Kaevskit nuk e arsyeton gabimin me poezitë të mbushura me ofendime

Ndërkohë është përgjigjur LSDM-ja duke thënë ”Agjencia për rini dhe sport tanimë ka njoftuar se do të tërhiqen librat me këto poezi. LSDM-ja e dënon fjalorin e urrejtjes, të përdorur në këtë libër. OBRM-PDUKM-ja është parti që njihet për gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimit dhe shqetësimet e tyre janë manipulim i pastër”, thonë nga LSDM-ja. /Telegrafi/