Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja kërkonte të lirohen dhunuesit e 27 prillit

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “anti-popullorja OBRM-PDUKM kërkonte të lirohen nga përgjegjësi të gjithë dhunuesit e dhunës në Kuvend më 27 prill, për ngjarjet e errëta kundër demokracisë dhe kundër qytetarëve”.

Sipas tyre, ushtari i Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski është vendosur në funksion të mbrojtjes së politikave kriminale të regjimit ku, sipas LSDM-së, Maqedonisë i sollën ndarje, dhunë kërcënime të të drejtave të njeriut, shkatërrimin e demokracisë dhe goditje ndaj lirisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunën më 27 prill”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Në fund, nga partia maqedonase në pushtet thonë se “përgjegjësi për dhunën më 27 prill duhet të ketë”./Telegrafi/

Exit mobile version