Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja ka sjellur mjerim në ekonomi

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se OBRM-PDUKM-ja gjatë kohës që ka qeverisur i ka shkaktuar shtetit katastrofën më të madhe ekonomike.

“Nuk ekziston katastrofë më e madhe ekonomike se ajo që ndodhi gjatë 11 viteve të sundimit kriminal të OBRM-PDUKM-së, kur paratë e buxhetit harxhoheshin në realizimin e interesave kriminale derisa shteti dhe qytetarët zhyteshin në borxhe dhe varfëri”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se OBRM-PDUKM-ja nuk ka as minimum kredibilitet të flet për ekonomi.

“Qytetarët po i ndjejnë kontributet e politikave të suksesshme të qeverisë të udhëhequr nga LSDM”,thuhet në komunikatën e partisë së Zaevit./Telegrafi/