Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja ka shkaktuar dëme afatgjate në infrastrukturë

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim akuzon OBRM-PDUKM-në për qeverisje të papërgjegjshme dhe korruptive, që sipas tyre në 11 vitet e kaluar ka lënë pas vete dëme të mëdha mbi interesat e qytetarëve dhe shtetit, njofton Telegrafi maqedoni.

“Lëshimet e mëdha në ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovski-Shtip, kanë shkaktuar dëme të mëdha në nevojat dhe interesat qytetarëve dhe shtetit. Duke shpejtuar të fitojnë të provizionet e tyre për të cilat kanë dëgjuar gjithë qytetarët, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shkelur interesat e qytetarëve, duke shkaktuar pasoja afatgjate dhe implikacion financiare shtesë”, thuhet në kumtesën e LSDM.

Ata gjithashtu thonë se pas projekteve të OBRM-PDUKM-së qëndron vetëm krim dhe korrupsion, ndërsa si dëshmi për këtë përmendin hetimet e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/