Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja është e vetmja që nuk dëshiron të sheh sukses në Maqedoni

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, i cili në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqjen e disa prej ministrave në qeverinë e Zaevit.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja është partia e vetme e cila nuk dëshiron të sheh përparim në Maqedoni dhe se duhet të kërkojnë falje nga qytetarët për 11 vitet që kanë qenë në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia është në rrugën e vërtetë dhe kjo është pranuar edhe nga Evropa, vendet anëtare të BE-së. Derisa Maqedonia është në rrugën e vërtetë, e vetmja që nuk do ta pranojë është OBRM-PDUKM-ja. Ata duhet të shikohen në pasqyrë dhe të gjejnë fajtorin për 11 vitet që larguan vendin nga rruga evropiane”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se koha e dështimeve në Maqedoni ka përfunduar dhe se shteti po ecë përpara./Telegrafi/