Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja është ajo që shkeli rendin juridik në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja u kundërpërgjigjet akuzave të OBRM-PDUKM-së, duke thënë se kjo parti për 11 vjet e shkeli rendin juridik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vetëm reformat sjellin gjyqësi profesionale dhe të pavarur.

LSDM-ja thekson se gjyqësisë së partizuar i ka ardhur fundi dhe se Maqedonia do të ketë gjyqësi të pavarur pasi që, sipas tyre, vendi duhet dhe do të jetë shtet i drejtë ku ligjet do të vlejnë njëjtë për të gjithë, pa dallime etnike, fetare, politike./Telegrafi/