Nëpërmjet një kumtese LSDM-ja ka thënë se “Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja ende nuk janë sqaruar rreth referendumit, dhe ende nuk deklarohen për çka janë”.
“Për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja ende nuk ka qëndrim të qartë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se nëse pranohej amnistia që kërkohej nga OBRM-PDUKM-ja, kjo partia do ta përkrahte këtë marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se Maqedonia nuk ka alternativë përveç, si thonë ata, anëtarësimi në NATO dhe BE. Sipas LSDM-së këto janë interesat më madhore strategjike kombëtare dhe shtetërore, dhe nëse partia OBRM-PDUKM ka ndonjë alternativë tjetër le ta thonë.
“A ka ndonjë plan OBRM-ODUKM-ja? Qytetarët dhe të gjitha forcat progresive të cilët u bashkuan rreth të ardhmes së vendit nuk do të lejojnë sjellje të papërgjegjshme të Mickoskit që ta kthejë Maqedoninë në një izolim të ri”, kumtojnë nga LSDM-ja duke shtuar se me 30 shtator, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen dhe anëtarësimin në NATO dhe BE me identitet maqedonas të përforcuar dhe të ruajtur.
Sipas LSDM-së qytetarët do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë/Telegrafi/