Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja e ka shkatërruar bujqësinë deri në themel

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me gjendjen e bujqësisë në vend.

Nga LSDM thonë se kur OBRM-PDUKM-ja ka qenë në pushtet e ka shkatërruar bujqësinë deri në themel dhe se bujqit për 11 vite kanë qenë nën presion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu LSDM: OBRM-PDUKM-ja e ka shkatërruar bujqësinë deri në themel

“Gjithë 11 vjet, bujqit kanë qenë nën presion, kërcënime, shantazhe për shkak të zbatimit të interesave personale afariste të udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së. Sot ata mund vetëm të shikojnë dhe mësojnë çfarë do të thotë kujdesje e vërtetë për bujqit dhe bujqësinë. Të dhënat zyrtare tregojnë për suksesin e politikave bujqësore të LSDM-së”, thonë nga partia në pushtet.

Ata shtojnë se qeveria e LSDM-së do të mbetet e përkushtuar për bujqit dhe bujqësinë në vend./Telegrafi/

Exit mobile version