“Maqedonia merr ftesë për anëtarësim në NATO, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski duhet t’i përshëndesin lajmet e mira për shtetin.
Republika e Maqedonisë në Samitin e ardhshëm fiton ftesën për hyrje në NATO.
LSDM-ja i uroi qytetarët. Bashkërisht arritëm të sigurojmë që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s.
Kjo është arritje historike për Maqedoninë, dhe për të gjithë qytetarët e saj.
Më e pakta që mund të bënte OBRM-PDUKM-ja është që t’i përshëndes lajmet historike që erdhën nga NATO-ja, pas konferencës të përbashkët për shtyp të Kryeministrit Zaev dhe Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët vlerësojnë që vetëm OBRM-PDUKM-ja dhe Hristijan Mickoski nuk i gëzohen arritjes së Maqedonisë të jetë anëtarja e 30 e NATO-s.
Arrihet edhe një qëllim strategjik, ulësja në NATO është e siguruar. Maqedonia krah për krah me botën perëndimore demokratike, si partnere e barabartë do të marr pjesë në sjelljen e politikave globale, në interes të qytetarëve.
Flamuri i Maqedonisë është flamuri i 30 që do të valojë në NATO.
Anëtarësimi i NATO-s siguron stabilitet të vendet dhe të sjellë investime të huaja të reja, vende të reja të punës dhe më shumë para në ekonomi.
Marrëveshja e arritur për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë i hapi dyert drejt BE-së dhe NATO-s, siguroi datë për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe ftesë për anëtarësim në NATO.
Në të njëjtën kohë me marrëveshjen e arritur përforcohet dhe garantohet identiteti maqedonas i cili asnjëherë nuk do të kontestohet.
Maqedonia numëron suksese pas një stagnimi prej një dekade.
Në referendum, në mënyrë të lirë dhe demokratike, qytetarët do të përkrahin marrëveshjen. Do të thonë PO për anëtarësim në BE dhe NATO, do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/