Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM frikësohet nga vetingu

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM përsëri dëshmon se frikësohet nga vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve”.

“Nga çdo fjalë e OBRM-PDUKM-së del frika se nuk arritën të mbulojnë lëndët e PSP-së, por ato mbeten ende në procedurë”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se partia maqedonase opozitare për 11 vite e shkeli sistemin e drejtësisë duke shkatëruar gjyqësinë përmes partizimit, dhe me ndihmën e Mihajlo Manevskit dhe të tjerëve, siç thonë nga LSDM, montonte raste dhe mbronte krimet e familjes kriminale.

“LSDM është për shtet të së drejtës në të cilin ligjet vlejnë për të gjithë” njofton LSDM.

Ndryshe, BDI partia që propozoi vetingun. Propozim-ligji ende nuk ka arritur në Kuvend ndërsa partitë politike tashmë e shqyrtojnë./Telegrafi/