Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM frikësohet nga programi jonë, për shkak të përgjegjësisë

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së të cilët thanë se me programin e LSDM-së, Zaev e shprehu qëllimin e tij për ridefinimin e shtetit. Nga LSDM-ja thonë se programin për qeverinë e ardhshme e kanë parë edhe faktorët e jashtë edhe të brendshëm, përveç OBRM-PDUKM-së, të cilët sipas tyre frikësohen nga përgjegjësia.

“E vetmja platformë reale që e ka parë gjithë opinioni ndërkombëtarë dhe vendor është programi i qeversisë së re reformuese, e cila përmban masa për nevojat themelore të qytetareëve dhe garanton unitaritetin e shtetit. Vetëm OBRM-PDUKM-ja ka nevojë të shtiret se nuk e ka parë programin për qeverinë e re, për shkak se udhëheqësia e partisë ka nevojë ta thellojë krizën politike në vend”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/