Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se kjo parti po tenton të pengojë hetimin për rastet ku hetohen krimi dhe korrupsioni.
“Të kota janë përpjekjet e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së për t’i rrezikaur rastet ku hetohen krimet e regjimit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM shtojnë se OBRM-PDUKM-së u është bërë e qartë se mbrojtja nga krimi është e pamundur.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është pa kompromis, ky është shtet i së drejtës dhe ligjet vlejnë për të gjithë”, thonë nga LSDM duke përmendur se të gjithë lëndët e PSP-së do të shkojnë deri në fund.
Nga LSDM shtojnë se pa dallim të funksionit, secili do të përgjigjet për veprimet joligjore duke përfshirë këtu funksionarët e OBRM-PDUKM-së dhe, siç thonë nga LSDM, oktapodi i Budapestit./Telegrafi/