Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së kërcënimet dhe kanosjet ndaj qytetarëve ishin përditshmëri”.
Ata thonë thonë se OBRM-PDUKM në kohën e tyre kanë porositur inspektime të ndryshme dhe tërheqje për veshi në votime, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM. Hristijan Mickoski dhe kryesia ende rrinë në pallatin e bardhë që është simbol i krimit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ata cekin se kryetari i tyre i nderit është kriminel i dënuar në arrati ende kërcënon ndërsa OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk distancohen nga ai por punojnë sipas urdhrave të tij.
“Gjithçka është njëjtë në OBRM-PDUKM, Mickoski dhe kryesia e partisë mbesin dëgjues të Gruevskit, të vetmuar në veprimin shkatërrues dhe mbrojtjes së krimit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në fund nga LSDM cekin se urdhrat nga Budapesti nuk do të ndalojnë përparimin dhe se institucionet pas 11 viteve më në fund do të punojnë në mënyrë të pavarur./Telegrafi/