Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM është simbol i kërcënimeve dhe trysnive ndaj mediave dhe gazetarëve

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM është simbol i kërcënimeve dhe trysnive ndaj mediave dhe gazetarëve”.

“Asnjë kumtesë nga pallati i bardhë nuk mund ta ndryshojë faktin se për 11 vite shteti ynë ishte i kapur dhe gjendej në fund të Evropës sa i përket lirive të medias”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se se nuk mund të fshihet fakti që për 11 vite OBRM-PDUKM arrestonte, rrihte , paraburgoste gazetarë dhe mbyllte media, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se që kur LSDM dhe Zoran Zaev janë në pushtet, shteti shënon ngritje në listat botërore sa i përket lirisë së fjalës, dhe se nuk sulmohen, kërcënohen dhe maltertohen gazetarë ashtu siç ishte në kohën e OBRM-PDUKM-së.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Gazetarët të cilët shkruajnë për krimet e Zaevit dhe LSDM-së nuk janë të kotë, por janë zëri i qytetarëve

“Ministria e Punëve të Brendshme vepron dhe nuk shërben si aparat për represion ndaj gazetarëve, ndërsa proceset e montuara kundër gazetarëve janë e kaluar”, thonë nga LSDM duke përmendur se është dyfytyrësi që OBRM-PDUKM të flasë për gjendjen në gazetari pikërisht kur ajo parti është simbol i censurës, trysnive dhe kërcënimeve ndaj mediave dhe gazetarëve./Telegrafi/