Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM e ka sjell në kolaps NTP

Për shkak të paaftësisë, për shkak të tenderëve dhe komisioneve, për shkak të duarve në mjaltë të stafit të OBRM-PDUKM-së, transporti urban në Shkup dhe NTP janë sjellë në prag të kolapsit, akuzojnë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, “faji për këtë kolaps është tërësisht i pushtetit lokal të OBRM-PDUKM-së në qytetin e Shkupit dhe kryetarit të tyre të cilin e promovuan, e përkrahën dhe e zgjodhën në krye medar Hristijan Mickoski”.

“Qytetarët e Shkupit nuk i zgjodhën as këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, as kryetarin e komunës që të dalin në publik dhe t’ia bartin fajin kujt i shkon ndërmend, por të punojnë”, theksojnë nga LSDM.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka bërë të ditur se me parkimin e autobusëve para Qeverisë dhe institucioneve, do të bëhet presion që NTP të marrë parat, me të cilat më vonë do t’ua paguajë pagat punëtorëve.

Exit mobile version