Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM bën çmos që të rrezikojë anëtarësimin në NATO

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se OBRM-PDUKM vazhdimisht ka kërkuar thirrje për ratifikimin e hershëm të Protokollit të NATO-s në periudhën e fundit sepse ata ishin të shqetësuar për anëtarësimin në Aleancë. Por në praktikë, është e qartë se OBRM-PDUKM është kundër anëtarësimit tonë në NATO.

“Si të interpretohet ndryshe pengimi i Hrisitijan Mickosksit për Ligjin për Mbrojtje, kur kjo zgjidhje ligjore është thelbësore për anëtarësimin e vendit në NATO.

Kjo ngjan me situatën me Mickoski kur ai u deklaron para qytetarëve maqedonas se ai do të anulojë Marrëveshjen e Prespës ose atë me Bullgarinë, ndërsa para politikanëve të huaj ai i respekton ata sepse ata janë garantues të së ardhmes evropiane të shtetit”, thonë nga LSDM.

Vetëm tani në skenën brenda vendit, Mickoski e ka gojën plot me NATO, ndërsa nuk do që deputetët e tij të votojnë ligjet e nevojshme për anëtarësim./Telegrafi/