Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një komunikate tha se nuk do të lejojnë që OBRM-PDUKM që t’i pengojë të ua mohojë të drejtën e qytetarëve që të vendosin.
“OBRM-PDUKM me vetëdije dhe qëllim e bllokon zgjedhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me çka vë në pikëpyetje mbajtjen e referendumit për të ardhmen e vendit. Me këtë, OBRM-PDUKM po vazhdon të punojë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit. Hipokrizia e OBRM-PDUKM-së në çdo deklaratë publike, në çdo program zgjedhor deklaronte se qytetarët do ta kenë fjalën e fundit për kontestin për emrin. Sot, kurrë ka marrëveshje konkrete, kur referendumi është i qartë, OBRM-PDUKM në çdo mënyrë ikën nga obligimi për referendumin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Nga Partia në pushtet thonë se OBRM-PDUKM-së nuk i intereson interesi i qytetarëve por amnistia e kriminelëve të udhëheqësve të partisë së tyre dhe fati i Nikolla Gruevskit. /Telegrafi/