Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se 27 prilli është data më tragjike në historinë e Maqedonisë dhe se pjesëmarrësit në dhunë nuk do të falen.
“U sulmua Parlamenti, u kërcënua nga jeta e deputetëve, gazetarëve dhe punonjësve të Kuvendit. U sulmua rendi kushtetues dhe u lëkundën themelet e demokracisë. Amnistia nuk parashihet për krime të rënda dhe veprime kundër shtetit. Për këtë arsye të gjithë të cilët ishin pjesë e të enjtes së përgjakshme, përmes procedurave gjyqësore duhet të përballen me përgjegjësinë për rolin e tyre në dhunën e 27 prillit”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata më tej vlerosojnë se Republika e Maqedonisë është shtet ligjor dhe të gjithë ata që ishin ekzekutorë, kontraktues ose ndihmës duhet të përgjigjen.