Site icon Telegrafi

LSDM nuk pranon kërkesat e OBRM-PDUKM-së

Kërkesat e opozitës OBRM-PDUKM-së, të cilat u përcaktuan në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të partisë dhe të konfirmuara në seancën e fundit të Komitetit Qendror, për Qeverinë janë të papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria pohojnë se në ditët e ardhshme, do të bëhen të gjitha përpjekjet për të biseduar me deputetët e Kuvendit, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me dy të tretat e shumicës mbi ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

OBRM-PDUKM ka tre kërkesa, qeveri teknike me një mandat 100 ditor sipas modelit të Përzhinos, zgjedhjen e prokurorit të ri publik dhe themelimin komiteti hetimor për referendumin./Telegrafi/

Exit mobile version