Telegrafi

LSDM: Nuk pati sukses skenari i Mickoskit, hetimet do t’i japin të gjitha përgjigjet

Nga partia në pushtet nëpërmes një deklarate thonë se do të ketë përgjegjësi për organizatorët e ngjarjeve të “27 prillit”.

“Nuk pati sukses skenari i Mickoskit, hetimet do t’i japin të gjitha përgjigjet, do të ketë përgjegjësi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit”, thuhet në deklaratë.

Nga atje thonë se OBRM-PDUKM tregoi përsëri se skenarët e dhunës, rritja e tensioneve dhe shpërndarja e gënjeshtrave është pjesë unike e tyre.

“Skenari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit dhe Nikolla Gruevskit nuk arriti ta durojnë faktin se pikërisht në kryesinë e OBRM-PDUKM-së janë organizatorët kryesor të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, kur u sulmuan deputetët, policia dhe të punësuarit në Kuvend”, thonë nga LSDM./Telegrafi/