LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se, edhe përkundër bisedimeve me Lëvizjen Besa dhe për atë se janë pajtuar në disa çështje për reformat e ardhshme, nuk kanë arritur marrëveshje për të qeverisur së bashku.
Nga LSDM thonë se, do të jenë të hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Besa rreth mbështetjes së reformave në vend dhe për gjithçka tjetër që është në interes të përbashkët të qytetarëve dhe shtetit./Telegrafi/