Telegrafi

LSDM: Nuk kalojnë trillimet e Mickoskit, të tregoj qëndrimin e qartë për referendum

Në vend që të jep përgjigje për pyetjen më të rëndësishme, referendumi më 30 shtator, Hristijan Mickoski, sot përsëri u shfaq me fraza të zbrazëta, reagojnë nga LSDM për deklaratat e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Mickoski nuk ka asgjë për t’i ofruar qytetarëve përveç fraksioneve të zbrazëta, lajmeve të rreme dhe trillimeve. Nuk kalojnë shprehjet e zbrazëta Mickoski, tregoni një qëndrim të qartë rreth referendumit. Nëse Mickoski ka një përgjegjësi minimale për momentin historik në të cilin gjendet Maqedonia, do të thoshte publikisht para qytetarëve qëndrimin mbi referendumin dhe nuk do të fshihej pas “konsultimeve të gjëra” mbas lajmeve të rrejshme dhe trillimeve. Ndërsa qytetarët që me kohë e kanë parë seriozitetit dhe papërgjegjshmërisë e Mickoskit dhe OBRN-PDUKM-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Qytetarët janë të vendosura për zhvillim, progres dhe integrim. Më 30 shtator, qytetarët do të dalin në referendum masivisht dhe do të thonë PO për anëtarësim në BE dhe NATO, do të tregojnë PO historike për të ardhmen e Maqedonisë”, thonë nga LSDM. /Telegrafi/